INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia nis ‘të pushtojë’ edhe futbollin, në pankinë trajneri virtual

Teknologjia nis ‘të pushtojë’ edhe futbollin, në pankinë trajneri virtual

Publikuar më: 13:53 31-01-2019

Duket se teknologjia gjithnjë e më shumë po pushton edhe arenën sportive.

Në pankinën e skuadrave të futbollit shumë shpejt do të jetë i pranishëm edhe’ virtual coach’.Por çfarë është trajneri virtual?

Bëhet fjalë për një algoritëm cili analizon në kohë reale të gjitha të dhënat të marrë nga telekamerat e vendosura në fushë. Në këtë mënyrë trajneri do të ketë në dorë të dhëna të sakta përmes të cilave mund të përmirësojë modelin e lojës në fushë.

Për më shumë thuhet se një risi e tillë teknologjike do të ndikojë pozitivish edhe tek tifozët në stadium. Ata do të kenë mundësinë që përmes smartfonit të kenë më afër ndeshjen dhe mund ta ndjekin me anë të realitetit virtual.

Një teknikë e tillë mendohet se do të funksionojë përmes përmes rrjetit 5G por do të integrohet edhe në platformat televizive. Janë inxhinierët italianë të cilët besojnë fuqishëm tek një teknologji e tillë.

“Jemi duke krijuar një algoritëm që mbledh të dhënat nga sistemet video dhe japin në kohë reale të dhëna për të kuptuar më mirë sesi mund të përmirësohet loja në fushë apo si ti përgjigjesh strategjisë së kundërshtarit. Do të jetë me lehtë të kuptohet se si mund të jetë me efikase një lëvizje apo taktika që sjellin rrezik në mbrojtje” u shpreh një nga kërkuesit.

Tashmë pritet që të kryhen eksperimentet e para sigurisht duke u bazuar në rrjetin 5 G.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333