INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stresi nga teknologjia/ Duhen më shumë se 8 orë gjumë

Stresi nga teknologjia/ Duhen më shumë se 8 orë gjumë

Publikuar më: 16:57 15-06-2018

Nëse mendoni se pushoni mjaftueshëm sepse flini 8 orë atëherë duhet të rimendoheni.

Sipas kërkuesve në vitet e fundit ne duhet të flemë më shumë dhe kjo për shkak të stresit.Truri ynë ka nevojë për pushim sepse nëse nuk flemë aq sa duhet ne rrezikojmë të biem pre e shumë sëmundjeve.

Studieuesit e Universitetit në Pensilvani na tregojnë se përse ne kemi nevojë për më shumë se 8 orë gjumë .

Truri ynë ka nevojë të përpunojë informacinet e marra po në kohët moderne cdo gjë po vështirësohet dhe ne duam më shumë gjumë.

Ne jemi përballë bombardimit nga informacione të shumta dhe pikërisht një nga funksionet e gjumit është selektimi.

Studiuesit shpjegojnë së një nga shkaktarët kryesore që con në nevojën për më shumë gjumë janë rrjetet sociale dhe telefonët që na stresojnë edhe më shumë.

“Duke përdorë telefonët dhe mediat sociale reagimi ynë është gjithnjë e më pak aktiv. Jemi përballë ankthit i cili ndoshta nuk vihet re, por është aty dhe ti duhet të mësosh veten me një situate të tillë’ shprehen studiuesit duke shtuar se njerëzit duhet të flenë 8 orë e gjysmë në mënyrë që të jenë të shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0032877922058105