INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teknologjia ''zbërthen'' gjuhën e kafshëve. Zbuloni shpikjen më të re të shkencëtarëve

Teknologjia ''zbërthen'' gjuhën e kafshëve. Zbuloni shpikjen më të re të shkencëtarëve

Publikuar më: 13:42 22-03-2019

Teknologjia së fundmi po ''zbërthen'' dhe gjuhën e kafshëve. Shumica e njerëzve mbajnë kafshë në shtëpi dhe kush nga ne nuk do të donte të komunikonim me ta.

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të mundësuar komunikimin me dy lloje të tyre, peshqit dhe bletët. Kjo gjë arrihet duke përdorur një robot të krijuar posaçërisht për komunikimin me këto dy specie. Ata kanë krijuar robotin peshk dhe robotin bletë.

Duke përdorur një kombinim të kodeve që ndahen, një për kolonitë e bletëve dhe të tjerët për peshqit, studiuesit ishin në gjendje të kapnin sinjalet nga dy llojet e specieve dhe ti përkthenin ato në një gjuhë të kuptueshme.

Shkencëtarët kanë shpikur një peshk robotik që mund të futet në një akuarium me peshqit e vërtetë për të përkthyer gjuhën e tyre gjithashtu dhe për të ndikuar në sjelljen e tyre.

Në testin e parë u pa se si peshqit dhe bletët filluan të ndryshonin drejtimin e lëvizjes duke u larguar nga roboti i llojit të tyre. Pas një periudhe ''çoroditjeje'', të dyja grupet u përshtatën me të ngjashmin e tyre robot dhe shkëmbyen informacion. Pavarësisht se deri tani kjo teknikë e komunikimit duket si një lojë argëtuese, studiuesit shprehen se kjo është një arritje në botën e kërkimit biologjik.

Në veçanti, shkencëtarët thonë se përfitimet e hulumtimit janë të dyfishta. Të dhënat mund të ndihmojnë në kuptimin e mëtejshëm të asaj se si ndërveprojnë disa kafshë dhe pse.

Ata gjithashtu shprehen se kjo do të ishte mënyra perfekte për ti dhënë fund zhdukjes së disa specieve.

Article Logic
Execution time: 0.0038101673126221