INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Deklarata bombë e Arbër Hajdarit: Më kanë kërcënuar, s'merrem me politikë, në Shqipëri 1/3 e popullatës të varfër [VIDEO]

KafeIN/Deklarata bombë e Arbër Hajdarit: Më kanë kërcënuar, s'merrem me politikë, në Shqipëri 1/3 e popullatës të varfër [VIDEO]

Publikuar më: 13:20 22-03-2019

Ai është një djalë i ri që shumë shpejt u bë mjaft i dashur për shqiptarët, sidomos ata tek të cilët solli dritën e shpresës për një jetë më të mirë, falë misionit të tij fisnik.
Arbër Hajdari ishte i ftuar në emisionin "KafeIN" ku gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka rrëfyer disa të pathëna rreth punës që e bëri emrin e tij shumë të njohur jo vetëm brenda vendit por në rajon e botë.
Arbri tregoi se nuk e ka pasur të lehtë në punën e tij si drejtues i fondacionit "Fundjava Ndryshe".
"Në dy vitet e para ishte mjaft e vështirë. Jam kërcënuar nga shumë grupe interesi. Si nga ata që nuk donin të tregoja realitetin e vërtetë, panoramën e varfërisë, por dhe nga organizata të cilët ishin prekur nga deklaratat e mia për të hetuar fondet e tyre", tha Arbër Hajdari sot në "KafeIN".
Sipas tij, ndryshe nga realiteti i Tiranës, në Shqipëri 1/3 e popullatës është e varfër dhe për këtë fokusi kryesor i punës do përqëndrohet në Shqipëri, megjithë zgjerimin e aktivitetit të fondacionit në Kosovë, Maqedoni e Mal i Zi, kudo ku jetojnë shqiptarët.
I pyetur për planet e tij në të ardhmen, nëse e sheh veten në politikë, Arbri ka shuar kuriozitetin e shumë shikuesve të emisionit "KafeIN" duke deklaruar se nuk ka asnjë plan të tillë.
"Jam duke përfunduar masterin në Drejtësi dhe planet e mia lidhen me punën time si avokat. Kam dëshirë të kem studion time ligjore", deklaroi drejtuesi i fondacionit bamirës "Fundjava ndryshe".
Në lidhje me misionin më të fundit të këtij fondacioni, shtëpia që do të blihet për 6 fëmijët e mbetur jetimë në Peshkopi, pas vdekjes në aksident të dy prindërve, Hajdari tregoi se ende po kërkohet një shtëpi në Tiranë.
"Jemi në kërkim, duam të gjejmë dicka të mirë për fëmijët, një shtëpi të madhe e mbi të gjitha me hipotekë. Në misionin tonë, rëndësi shumë të madhe kanë letrat, dokumentacioni i shtëpisë pasi duam të jemi korrekt si me ligjin dhe me familjet që ndihmojmë", tha Arbri.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271