INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja e rënë në Zvicër, reagon nëna e 7-vjeçarit që e therën me thikë: Ajo mori lulen më të bukur nga unë…

Ngjarja e rënë në Zvicër, reagon nëna e 7-vjeçarit që e therën me thikë: Ajo mori lulen më të bukur nga unë…

Publikuar më: 13:28 22-03-2019

Pas ngjarjes makabre që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen Gotthelf, në Basel të Zvicrës, ku njw 7 vjeçar shqiptar u pre me thikë në fyt, ka reaguar nëna e tij.

Fatma.L, nëna e vogëlushit ka rrëfyer se kjo që i ka ndodhur asaj është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një nëne.

Ajo ka thënë se i biri ishte nisur për në shtëpi dhe se një grua që nuk e kishte parë kurrë e kishte therur dhe i mori jetën në mënyrë fatale.

Nëna është shprehur: "Jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë. Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë. Ai më ka vizituar në krevat. Ishte aq i lumtur”.

7-vjeçari shqiptar u pre me thikë në fyt nga një 75-vjeçare. Ishte ora rreth 12:30 e drekës kur i mituri po dilte nga shkolla për të shkuar në shtëpi. Mërgim.L nga Lipjani, ishte vetëm duke ecur në rrugë, kur 75-vjeçarja zvicerane i ishte afruar, e theri në fyt dhe më pas ishte larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ai u gjet i gjakosur në rrugë nga mësuesja e tij, e cila ishte pak metra larg ngjarjes duke ecur me biçikletë. Megjithëse transportimi i djalit për në spital ishte i menjëhershëm, ai nuk mundi të mbijetonte në jetë për shkak të gjakderdhjes së madhe.

Banorët e zonës kanë mbetur të shokuar nga krimi dhe kanë vendosur lule në vendin ku ndodhi vrasja.

E ëma e djalit ka qenë në shtëpi duke e pritur të birin për drekë, ndërsa babai i tij ka qenë në punë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613