INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Djegia e mandateve është dashuria për kombin

Kryemadhi: Djegia e mandateve është dashuria për kombin

Publikuar më: 13:44 22-03-2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur sërish për djegien e mandateve. Nga Kryegjyshata bektashiane, Kryemadhi tha se, djegia e mandateve u bë për hir të dashurisë për kombin dhe njëherësh është ndarje përfundimtare nga pazaret. “Dashuria për kombin është djegia e mandateve që bëri opozita, sepse ajo tregoi ndarjen përfundimtare të çdo pazari dhe djegia e mandateve vendosi kornizat dhe shinat e dialogut. Nëpërmjet djegies së mandateve opozita tregoi dhe njëherë mundësinë që gjërat duhet të vihen edhe njëherë në shinat dhe shtratin kushtetues”, tha ajo.

"Për sa i i përket bektashizmit Abaz Aliu u vra nga Jezidi dhe Mavija, në betejën e Qerbelasë. Kështu që gjithmonë beteja të tilla janë beteja që kanë kosto por në fund të fundit kanë një vlerë për të sjellë, sikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore por duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët."

Kryemadhi pati dhe një mesazh për kryebashkiakun Erion Veliaj, që nesër nis fushatën për një mandat tjetër. "I uroj suksese Erion Velisë sot në ditë Nevruzi, nesër flasim për Erionin dhe çfarë ka mbrapa Erionit."

Article Logic
Execution time: 0.0022158622741699