INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KRIZË? 1.000 biznesmenë vetëm në prill kanë stopuar aktivitetin

KRIZË? 1.000 biznesmenë vetëm në prill kanë stopuar aktivitetin

Publikuar më: 08:30 03-05-2019

Biznesi në vendin tonë po përballet me shumë probleme, nga mungesa e tregut të shitjes deri në taksat e larta. Disa nuk ja dalin dot dhe për pasojë kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin. Vetëm në prill, 33 biznese kanë bërë kërkesë çdo ditë për të pezulluar aktivitetin e tyre pranë QKB-së, pra në total i bie që gati 1.000 biznese kanë kaluar në statusin pasiv.
Ndërsa nga fillimi i 2019, deri më tani kanë kaluar në statusin pasiv 4.222 biznese me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë.
Me ndryshimin e procedurës tatimore, bizneset nuk mund të mbyllen nëse nuk paguajnë të gjitha detyrimet tek Tatimet.
Shumë biznese për t’iu shmangur detyrimeve tatimore, vendosnin të kalojnë subjektin në statusin pasiv.

Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbush, të paktën, një nga kushtet si:


-Nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm
-Nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm
-Deklaron në QKB pezullim veprimtarie

Në regjistrin e subjekteve pasive aktualisht janë rreth 120 mijë biznese. Vetëm gjatë vitit 2018 kaluan në regjistrin pasiv 15.249 biznes, nga 9.419 në 2017 ose rreth 60% më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0033869743347168