INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Viti i ri akademik! Eksperti Zhapaj, nisi me 40 degë dhe 5 mijë studentë, më pak[VIDEO]

Publikuar më: 15:53 15-10-2018

Këtë vit të ri akademik kanë nisur për herë të parë në universitetet 22 mijë studentë. Ndërkohë që regjistrimet nuk janë ndërprerë, pasi ka ende shumë kuota të paplotësuara. Në një intervstë për IN News, eksperti i arsimit të lartë, Albano Zhapaj ngre alarmin për mbylljen e 40 programeve të studimit në disa nga Universitetet e rretheve, ku shumica janë të degëve të mësuesisë.
“Këto programet e mbyllura kishin nga 100 studentë, pra 4000-5000 kuota janë të mbyllura. Është një alarm shumë serioz. Programet e mbyllura
janë të mësuesisë,” tha për IN News eksperti Zhapaj.
Eksperti e quan dështim nismën e kryeministrit, që lidhet me ngritjen e notës mesatare për ata që regjistrohen në degët e mësuesisë. As joshja me para, pra me bursa, thotë Albano Zhapaj, nuk rriti interesin e të rinjve që të regjistrohen në programet akademike për mësuesi, pasi kanë frikë se më pas mbeten pa punë.
““Të rinjtë e dinë se si rekrutohen mësuesit. Portali i mësuesve për
partinë është artificë.Të rinjtë nuk bien më në kurth. Edhe rrogat janë të ulta se ka 5 vjet që nuk janë rritur,” sqaroi eksperti.
Po problemi nuk mbyllet këtu, pasi eksperti analizon se shumë profesorë do të mbeteten pa punë dhe sev pas 4 vjetesh dhe më tej vendi do të vuajë për mësues të arsimit parauniversitar.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123