INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lajmi i keq për shumë të rinj, mbyllen 4 call-center[VIDEO]

Publikuar më: 10:14 04-07-2017

Kompanitë call – center janë një nga burimet më të mëdha të punësimit të të rinjve. Po pas hyrjes në fuqi të ligjit italian shumë nga ta kanë mbyllur aktivitetin. Vetëm ditët e fundit në vendin tonë 4 kompani kanë deklaruar mbyllje të aktivitetit, duke iu shtuar listës së atyre që mbyllën aktivitetin në fillim të muajit qershor.
Një prej tyre e hapur në vitin 2014, vetëm gjatë vitit 2015 raportoi një qarkullim vjetor prej rreth 26 milionë lekë, ku shpenzimet për paga e sigurime të kompanisë, ishin 15 milionë lekë, apo rreth 62% e totalit të shpenzimeve. Edhe tre kompanitë e tjera të hapura vitin e kaluar patën një numër të lartë të punësuarish por me sa duket dhe ato s’ja dolën dot.
Deri në fund të vitit të kaluar, call center ishin një biznes që po rritej me shpejtësi, teksa kompanitë italiane po e zhvendosnin këtë aktivitet në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohjen e gjuhës italianë nga të rinjtë.
Kjo rritje e shpejtë, alarmoi autoritetet italiane, të cilat u gjendën nën presionin e humbjes së vendeve të punës në Itali dhe zhvendosjen e tyre në Shqipëri dhe filluan marrjen e masave drastike.
Nisma e Italisë për delokalizimin alarmoi kompanitë Call Center në Shqipëri të cilat penalizoheshin për shkak se operonin në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Që në maj të këtij viti, nga Italia erdhi goditja finale për call center. 13 kompani firmosën një protokoll mirëkuptimi që parashikoi se 95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve.
Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshje përbëjnë 65% të sektorit përsa i përket xhiros së parave.

Article Logic
Execution time: 0.0044050216674805