INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Moti i nxehtë, vijojnë zjarret masive në vend[VIDEO]

Publikuar më: 10:42 04-07-2017

Temperaturat e larta dhe jo vetëm kanë shkaktuar të tjera zjarre masive në vend. Emergjencat Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit ka patur 9 vatra zjarri në banesa, një magazinë dhe pyje e kullota. Për pasoja pati dëme materiale, kryesisht në banesa private dhe në biznesin e riciklimit të mbetjeve spitalore në fshatin Arbanë. Zjarret në banesa dhe biznes privat kanë rënë në Tiranë, Shkodër dhe Dibër.
Ndërsa në qarkun e Elbasanit dhe Fierit janë konstatuar 4 vatra zjarri në shkurre dhe kullota me dëme të konsiderueshme, kryesisht djegie të pishave.
Emergjencat Civile kanë angazhuar 14 mjete zjarrfikëse në këto 9 raste zjarri dhe rreth 70 forca për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët dhe minimizuar dëmet.
Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarëve, që në këto ditë me temperatura të larta të bëjnë kujdes maksimal dhe nëse konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112 dhe 129, pasi ndërhyrja në kohë shmang pasojat e rënda.

Article Logic
Execution time: 0.0044698715209961