INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shemsi Premçi. 100% e territorit i rrezikuar nga zjarret [VIDEO]

Publikuar më: 15:29 09-08-2017

Kjo është harta që tregon rrezikshmërinë nga zjarret në vendin tonë. Siç shihet 100% e territorit është i rrezikuar nga krijimi i vatrave të zjarrit. E në fakt situata e rrezikut të zjarreve prej më shume se dy muaj është në nivele të larta deklaron në një intervistë për IN Tv drejtori i përgjithshëm i emergjencave civile Shemsi Premçi.
Shemsi Premçi:
“100% e vendit sot rrezikohet nga zjarri. Prej fillimit tw korrikut vendi nw 65% - në 100% tw tij rrezikohet prej zjarrit.
Janë më shume se 600 vatra zjarri të regjistruara që prej muajit maj, kohë kur janë shënuar dhe vatrat e para të zjarrit. Kreu i emergjencave civile pranon dhe vështirësitë e menaxhimit të kësaj situate. Këtë të mërkurë janë aktive 20 vatra zjarri, e 6 prej tyre kanë shfaqur rrezik. Për këtë arsyeje emergjencat civile kanë kërkuar mbështetjen edhe nga partnerët tanë evropiane.
Numri më i madh i vatrave të zjarrit janë si pasojë e zjarrvënies së qëllimtë, në këto kushte kreu i emergjencat civile ka një apel jo vetëm për qytetarët por edhe bizneset dhe pushtetin vendor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021951198577881