INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
CIA: Taksat komplekse, korrupsioni po pengojnë investimet e huaja [VIDEO]

CIA: Taksat komplekse, korrupsioni po pengojnë investimet e huaja [VIDEO]

Publikuar më: 17:35 09-08-2017

"Taksat komplekse, korrupsioni dhe mjedisi i varfër i biznesit po pengojnë investimet e huaja drejt Shqipërisë”. Ky ka qenë përfundimi i arritur nga agjencia qendrore e inteligjencës se SHBA-së, bazuar në të dhënat e fundit të zhvillimit ekonomik.
CIA analizon se ekonomia e Shqipërisë është e prekshme nga krizat e ndryshme në eurozonë pasi ekonomia jonë varet nga remitancat, sektori bankar dhe lidhjet e ndryshme tregtare me Greqinë dhe Italinë.
Kujtojmë që vetëm në krizën financiare të vitit 2005 Prodhimi i brendshëm bruto pësoi një rënie me 5.8% vetëm për shkak të rënies së të ardhurave nga emigrantët nga këto shtete.
Në raport CIA shprehet se në sektorin e bujqësisë pajisjet janë pothuajse primitive pavarësisht se ky sektor kontribuon në 1 të 5 e PBBs.
Megjithatë Agjencia vlerëson se vitet e fundit Shqipëria po njeh një zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë dhe për gjatë vitin 2017 pritet të ketë një rritje me 3.8%.
Dhe si një rast konkret të zhvillimit merr sektorin e energjisë elektrike i cili ka përmirësuar qëndrueshmërinë financiare dhe rrjetin e shpërndarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445