INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rroba më të lira në korrik, por çmimet e ushqimeve rriten

Rroba më të lira në korrik, por çmimet e ushqimeve rriten

Publikuar më: 14:37 09-08-2017

Një rënie të papërfillshme prej 2% shënoi inflacioni gjatë muajit korrik, raporton Instituti i Statistikave. Ky ndryshim është krahasuar dhe me vitin e shkuar dhe duket se ndryshimi është shumë i vogël.

Ndikimin më të madh në inflacion për këtë vit e ka dhënë grupi i ushqimeve që zë peshën më të madhe.  Në  korrikun e 2016-s indeksi i çmimeve të konsumit ishte 1.9%. Duket se në krahasim me korrikun e kaluar, një rritje të konsiderueshme kanë pësuar grupi i ushqimeve dhe pijet joalkoolike me 4.7%.

Po në këtë grup, çmimet e zarzavateve u rritën më 13.7% dhe frutave 11.2%, kurse për ushqimet e tjera ka patur rritje më të përmbajtur. Një ulje të lehtë kanë pësuar vajrat që janë shitur me 3% më lirë. Me rritje 3.4% është grupi i mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, ndërsa për kategoritë e tjera si pije alkoolike, duhan por edhe shërbime si transport e komunikim, rritja me bazë vjetore është më e ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0040740966796875