INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i KE uron Ramën, bashkëpuno me opozitën

Presidenti i KE uron Ramën, bashkëpuno me opozitën

Publikuar më: 10:02 04-07-2017

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker përmes një letre ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Jean Claude Juncker shprehet se rezultati i zgjedhjeve i dha Ramës një mandat të qartë për të ndjekur reformat që ka filluar dhe shton se Shqipëria dhe kryeministri do të kenë mbështetje të vazhdueshme nga Komisioni Europian.
Juncker në letrën dërguar Ramës i kërkon bashkëpunim me opozitën për të vijuar reformat integruese të vendit, ndërsa thelbësore është zbatimi i asaj në sistemin e drejtësisë.
Zbatimi i Vettingut, lufta kundër krimit, kultivimit dhe trafikimit të drogës janë vendimtare sipas Presidentit Juncker për integrimin e vendit ne BE.

junker.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729