INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Italisë, letër urimi për Metën. Mësoni se ç'shkruan...

Presidenti i Italisë, letër urimi për Metën. Mësoni se ç'shkruan...

Publikuar më: 15:28 05-05-2017

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella ka uruar Metën me rastin e zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë. Ai mes të tjerash ka vlerësuar dhe marrëdhëniet e miqësisë dhe një bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Teksti i letrës
 
Me rastin e zgjedhjes suaj në funksionin më të lartë të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju bëj përgëzimet e mia më të sinqerta dhe urimet e mia më të mira për zhvillimin e mandati tuaj.
Mbi bazën e marrëdhënieve të karakterizuara nga një miqësi e fortë dhe një bashkëpunim i shkëlqyer, Shqipëria dhe Italia kanë zhvilluar ndër vite një partneritet të fortë strategjik, thellimi i të cilit është në interes të dy vendeve.
Në këtë kuadër Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të rëndësishme dhe delikate të reformave, që janë thelbësore për të përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe në frymën e bashkëpunimit drejt integrimit të plotë evropian.
Jam i sigurt që gjatë presidencës suaj, Tirana do të dijë të përparojë drejt këtij objektivi prioritar duke vazhduar të garantojë kontributin e tij të domosdoshëm për zhvillimin e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në rajon.
Duke iu përgëzuar për zgjedhjen tuaj në këtë funksion prestigjioz, përfitoj nga rasti për t’ju dërguar urimet më të mira për ju personalisht dhe vendin tuaj.
 
Sergio Mattarella
President i Republikës Italiane

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891