Toleranca zero në Austri kundër myslimanëve. Qeveria ultra-e djathtë njoftoi mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e disa imamëve. Udhëheqësit fetarë të shoqatës ATIB, dhe unionit turko-islamik Bashkimi për Partneritet Kulturor dhe Social në Austri, janë akuzuar për financim të paligjshëm nga jashtë dhe për shkelje të ligjit austriak për Islamin. Përveç kësaj, dyzet imamët rrezikojnë të humbasin lejet e tyre të qëndrimit. Mbyllja ka të bëjë me katër xhami në Vjenë, dy në Austrinë e sipërme dhe një në Karintie. Kjo masë merret me dekret të zyrës së gjendjes civile përgjegjëse për çështjet fetare dhe nuk është e apelueshme. Kancelari Kurz përsëriti "në Austri nuk ka vend për shoqëri paralele dhe radikalizime". Zëvendës kancelari i FPO Heinz-Christian Strache shtoi se "ne nuk i tolerojmë predikuesit e urrejtjes që veprojnë në emër të fesë".