INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset në KRIZË, të zhytur në borxhe informale

Bizneset në KRIZË, të zhytur në borxhe informale

Publikuar më: 10:51 29-04-2019

Bizneset në krizë! Kjo situatë i ka detyruar që të mos marrin borxhe në banka, por fajde në mënyrë informale. Banka e Shqipërisë gjatë një studimi me rreth 1.300 biznese ka vërejtur se borxhi informal së fundmi po ndikon në vazhimësinë e bizneseve. 42.2% e ndërmarrjeve që janë përgjigjur ose rreth 465 pohojnë që kanë një hua për të paguar.
Huamarrja informale ka qënë zgjidhe për të vijuar punën për 16.3% të ndërmarrjeve të vogla, për 7% të atyre të mesme dhe 13.4% për ndërmarrjet e mëdha. Këto të dhëna i përkasin 6 mujorit të dytë të vitit 2018.
Bizneset kanë thënë se fillimisht i janë drejtuar sektorit bankar si burim huamarrjeje, por më pas kur nuk kanë arritur të marrin kredi për arsye të ndryshme një pjesë e tyre i janë drejtuar “tregut të zi”. Të ndara sipas kategorive kanë përfituar hua vetëm nga bankat, 79.1% e ndërmarrjeve të vogla, 91.2% e atyre të mesme dhe 85.1% e ndërmarrjeve të mëdha.
Të pyetur se si do të vepronin nëse nuk do të financoheshin nga bankat, pjesa kryesore e bizneseve thonë se do të merrnin hua nga burime alternative. Bëhet fjalë për 54.5% të sipërmarrjeve të vogla, 44% të të mesmeve dhe të 41.1% të të mëdhajave.

Article Logic
Execution time: 0.0024921894073486