INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria, ndër vendet e fundit në botë për Indeksin e Shëndetit

Shqipëria, ndër vendet e fundit në botë për Indeksin e Shëndetit

Publikuar më: 11:02 29-04-2019

Shqipëria është ndër vendet që renditet më keq sa i përket Indeksit të Shëndetit. ‘Numbeo’, portali më i madh i të dhënave për cilësinë dhe kostot e jetesës, e rendit Shqipërinë ndër të fundit jo vetëm në Europë por edhe në botë sa i përket kujdesit ndaj shëndetit për vitin 2019. 

Përkatësisht, ndër vendet e Europës, Shqipëria renditet në vendin e 82 nga 84 qytete, duke lënë pas qytetin Galëay në Irlandë dhe Kharkin në Ukrainë. Në këtë renditje, Tirana ka shënuar 46.5 pikë nga 100 gjithësej.
Ndërsa në renditjen botërore Tirana renditet në vendin e 227, duke lënë pas vetes vetëm 9 qytete. Pas Tiranës në vendin 76 renditet Sarajeva, e cila ka shënuar 51.6 pikë, e ndjekur nga Beogradi në vendin e 69 me 54 pikë, ndërsa Shkupi renditet në vendin e 61 me 58.9 pikë nga 100.

Në Europë, në vendin e parë për sa i përket cilësisë në shëndet renditet Glasgoë i Skocisë, me 84.35 pikë. Në renditjen globale, në fund të listës me 36.8 pikë renditet Bakuja e Azerbajxhanit.
Për të gjeneruar indeksin, portali ‘Numbeo’ mbledh të dhëna deri në 36 muaj. Indeksi i shëndetit është një përllogaritje e cilësisë e sistemit të përkujdesjes shëndetësore, e profesionistëve të punësuar në shëndetësi, pajisjeve, stafit, doktorëve dhe kostove.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582