INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizesmenin “in”, i pari që ngriti “perandorinë” e Call Center në Shqipëri tregon misionin e tij të radhës ... një shpresë e re për të rinjtë?[FOTO]

Bizesmenin “in”, i pari që ngriti “perandorinë” e Call Center në Shqipëri tregon misionin e tij të radhës ... një shpresë e re për të rinjtë?[FOTO]

Publikuar më: 17:20 03-10-2017

Ai  është sipërmarrësi i parë shqiptar që nisi shërbimin e Call Center në Shqipëri. Dhe të gjithë e dimë që ky biznes u kthye për shumë vjet në burimin kryesor të punësimit për të rinjtë shqiptarë duke u imituar me efekt zinxhir nga shumë biznesmenë të tjerë.  Aq shumë saqë doli batuta: ose në call centër ose ... në emigracion.

Agron Shehaj u bë një figurë e njohur teksa kandidoi e fitoi nën logon e Partinë Demokratike në qytetin e Vlorës. Shumë kush u “prezantua” me Shehajn pasi fjalimi i tij i parë në Kuvend shkaktoi  debat e e diskutime pa fund edhe mes vetë politikanëve apo gazetarëve . Dikush u “solidarizua” me kabinetin q ëi bëri share fjalimit duke qeshur, të tjerë u fokusuan te fjalimi i tij, që (siç u pranua gjerësisht) ishte i qenësishëm e nuk kishte ndonjë detaj që të bënte të qeshje. 

Po sot deputeti/biznesmen përbën sësrish lajm. Ai vetë përmes një statusi në Facebook ka bërë prezantuar nismën e tij të rradhës.

Ai është ftuar  në “Google Partner Summit” në NYC, si themelues i Localweb në Google Executive Global Council për vitin 2017.

Pas Samitit vetë Shehaj shkruan:

“Krenari e veçantë kur më kërkuan të prezantoja para partnerëve nga gjithë bota (Kina, Rusia, Tajlanda, Amerika, Kanada, etj) të Google, punën dhe zgjidhjet inovatore që kemi bërë nga Tirana. Përveçse kuptova vizionin e gjigandit dixhital Google për vitet e ardhshme, konfirmova bindjen time që të rinjve shqiptarë nuk u mungon asgjë për të konkurruar në tregun botëror të ICT.”

Dhe në fakt biznesmeni duket se nuk ka humbur fare kohë.

Me mbështetjen e Google, misioni i radhës i  biznesmenit do të jetë krijimi i  “Tirana Digital Accademy”.  Qëllimi i saj do të jetë trajnimi dhe përgatitja falas e të paktën 10.000 të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë duke iu dhënë atyre një shans më shumë për t’u punësuar.

A do të shihet kjo nismë  i tij si “e qeshura e radhës” apo do të bëhet trendi i bizneseve të ardhshme? 

Ne këtu jemi, kemi kohë të presim rezultatet. 

segrfhg.png

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484