INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bill Clinton pritet me brohoritje në Prishtinë, një mesazh për liderët shqiptarë

Bill Clinton pritet me brohoritje në Prishtinë, një mesazh për liderët shqiptarë

Publikuar më: 12:28 12-06-2019

Nisi me emocione dhe duartrokitje ceremonia për 20-vjetorin e Clirimit të Kosovës.

Në tubimin e organizuar në sheshin “Skënderbeu”, morën pjesë edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeline Albright, ish-komandanti i NATO-s gjenerali Wesley Clark e të tjera personalitete nga vendi dhe bota.

Ish Presidenti Clinton u prit më shumë me duartrokitje e brohoritje. Gjatë fjalës së mbajtur ai u shpreh se ishte i lumtur për mikëpritjen dhe se nuk duhen harruar sfidat e bëra.

“Jam shumë i lumtur për këtë pritje të ngrohtë. Sot dua të flas për të ardhmen, por do bëj një rrëfim për të kaluarën. Jam mirënjohës, e dua Kosovën. Është nderi më i madh në jetën time.Mos harroni kurrë kur të mendoni për sfidat. Ua them këtë liderëve tuaj. Ju keni bërë diçka të jashtëzakonshme, ju u keni dhenë një gjeneratë 20 vitet e para të jetës në paqe.

NATO ka qenë shprehja më e mirë e bashkëpunimit. Pavarësisht se kush e drejton Kongresin, SHBA e ka njohur kombin e ri të Kosovës. Ju po përjetoni rritje ekonomike, po bëni zgjedhje të lira, natyrisht se duhet të bëni më shumë. SHBA ka qëndruar me ju për 20 vite”, deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125