INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga kush kanë frikë? Anëtarët e KQZ pasi nuk iu bindën Metës ruhen me forca speciale

Nga kush kanë frikë? Anëtarët e KQZ pasi nuk iu bindën Metës ruhen me forca speciale

Publikuar më: 12:18 12-06-2019

Katër anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që nuk iu bindën zhdekretimit të Presidentit kanë kërkuar mbrojtje nga forca speciale. Anëtarët e majtë në KQZ janë duke vijuar punën për zgjedhjet më 30 qershor. Por këtë e bëjnë nën mbrojtje nga Garda e Republikës.

Është mësuar se mbrojtjen e kanë kërkuar vetë anëtarët nëpërmjet një kërkese dërguar Ministrisë së Brendshme. Prej ditës së djeshme n/ kryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri janë nën mbrojtje.

Ndërkohë, edhe pse dekreti i Presidentit Ilir Meta që shfuqizon 30 qershorin u botua dje në Fletoren Zyrtare, shumica në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka thirrur sot mbledhjen e radhës në orën 13:00. Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon vazhdimin e përgatitjeve për zhvillimin e zgjedhjeve.

Katër anëtarët e zgjedhur nga e majta nuk e njohin vendimin e Metës për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe kanë vendosur të të vijojnë normalisht punën.
Në mbledhje mesa duket nuk do të jetë krtetari, Klement Zguri i cili dy ditë më parë tha se KQZ duhet ti bindet Presidentit dhe nuk është në kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëj interpretime kushtetuese sa i përket anulimit të datës 30 qershor nga kreu i shtetit.
Mbledhja e sotme është thirrur nga përfaqësuesit e majtë. “Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes, sot, me 12.06.2019, ora 13:00”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në rendin e ditës do të jenë:
“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për një shtesë në Vendimin nr. 669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766