INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien temperaturat, fillojnë reshjet e dëborës

Bien temperaturat, fillojnë reshjet e dëborës

Publikuar më: 15:29 06-10-2017

Kjo fundjavë do të shënojë ulje drastike të temperaturave, e veçanërisht në veri të vendit. Por ajo që duket e parakohshme janë pikërisht reshjet e dëborës, që pritet të fillojnë këtë fundjave. Sipas sinoptikanëve duke filluar nga kjo e premte, në veri të vendit në disa zona malore pritet të bien reshjet e para të dëborës. Ndërkohë ditën e nesërme, pra këtë të shtunë pritet që të ketë një përmirësim të kushteve të motit pasi do të ketë ndërprerje të reshjeve ndonëse do të ketë rënie të temperaturës, deri 5-6 gradë më ftohë sesa mëngjesi i sotëm. Edhe e diela po ashtu do të jetë një ditë më e ftohtë sesa e shtuna.
Por kjo situatë nuk do të zgjasë për shumë ditë. Pasi sipas sinoptikanëve duke nisur nga e hëna dhe java e ardhshme do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të temperaturave.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055