INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besian Pesha: Ja si qëndron e vërteta e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit  [VIDEO]

Besian Pesha: Ja si qëndron e vërteta e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit [VIDEO]

Publikuar më: 20:53 26-01-2018

Fjala incenerator, kohët e fundit ka qenë një ndër fjalët më të përdorura nga mediat dhe qeveria, i ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, Besian Pesha ka treguar për të gjithë shikuesit se sa kapacitet djegie ka Inceneratori i cili ndodhet në qytetin e Elbasanit.

Sipas Peshës, inceneratori i Elbasanit është aq i fuqishëm sa të djegë të gjitha mbetjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë bashkë, pra Shqipëria nuk ka nevojë për shumë inceneratorë.

Aktivisti i nismës thurje gjithashtu tha së inceneratori i Elbasanit, sot funksionon me 15-20% kapacitet sepse aq mbetje. Pra kjo kompani, sipas tij, i merr pagesat sikur punon nga mëngjesi deri në darkë çdo ditë edhe pse inceneratori mund të ndizet një apo dy herë në jave.

“Pavarësisht se ky inceneratorë punon kaq pak i merr pagesat sikur punon gjatë gjithë kohës, ashtu sikurse inceneratori i Fierit edhe pse ai nuk ekziston ende, kompania në Fier ka marrë 5.8 milion euro pagesa pavarësisht se inceneratori nuk është aktiv”, ka thënë Besian Pesha.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626