INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha denoncon aferën 220 milionë euroshe, tregon emrin se kush fshihet pas saj

Berisha denoncon aferën 220 milionë euroshe, tregon emrin se kush fshihet pas saj

Publikuar më: 20:27 04-12-2017

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton ditën e sotme projektrezolutën e Albana Vokshit, “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”, ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, tha se 3 janë faktorët që po dhunojnë femrat shqiptare.
Sipas Berishës, këto janë “Largimi dhe emigracioni masiv i burrave dhe fëmijëve të tyre, droga dhe vjedhja masive e fondeve nga qeveritarët aktualë.”
Në vijim Berisha tregoi biznesmenin që fitoi miliarda nga koncesionet korruptive, ndërsa tha: “Jam këtu për të paraqitur para jush një nga rastet më flagrante të vjedhjes së mirëfilltë të 220 milionë eurove. Deputetët le t’i marrin dokumentet dhe të thonë se kë mund të të kundërshtojnë.”
Ai paraqiti atë që e quajti si afera korruptive me inceneratorët në Elbasan, Fier e Tiranë.
“Në 2015 një kompani ofrohet të ndërtojë inceneratorin e Elbasanit. Kjo qeveri brenda një dite bën 9 veprime në kundërshtim me ligjin, dhe ia japin tenderin një njeriu të Arben Ahmetajt, biznesmenit Klodian Zoto.
Ky pas blerjes e shet koncesionin me 16 milionë euro një italiani, dhe fut në xhep 7 milionë euro nga taksapaguesit.
Kjo nuk do të ndodhte nëse ministri i Financave dhe kryeministri nuk janë në tavë dhe vjedhin.”, – u shpreh Berisha.
Nga Elbasani erdhën tek ai i Fierit, që ia dhanë po ashtu Klodian Zotos, duke ndërruar emra dhe firma, për 28 milionë euro. Ai sërish ia shiti italianit, me 15 milionë euro duke futur 13 milionë euro në xhep.
Ligji thotë të bëhet tender ndërkombëtar, por kjo nuk ndodhi.”, – tha ndër të tjera Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.003209114074707