INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid rrëfen pa doreza! Ankthi im në tapetin e kuq ishte...[FOTO]

Bella Hadid rrëfen pa doreza! Ankthi im në tapetin e kuq ishte...[FOTO]

Publikuar më: 11:57 16-02-2018

Ajo është një nga emrat më të suksesshëm të botës aktuale të modelingut, pasi ka pozuar për disa nga markat më prestigjioze si Dior, Versace etj.

Ashtu si të gjithë yjet edhe Bella ka treguar se ka pasur momente kur është ndjerë e dobët në daljet në tapetin e kuq.

Bella Hadid ishte e ftuar në emisionin e nënës së saj, ‘Yolanda’s new Lifetime’, ku ka thënë se intervistat dhe parakalimi në tapetin e kuq e kanë bërë shpesh herë të qajë.

Modelja ka treguar se është shumë më ndryshe nga motra e saj, Gigi Hadid, e cila ka një tip shumë ‘moskokëçarës’.

“Unë kam qenë gjithmonë e rezervuar, unë më parë filloja direkt të qaja dhe të dridhesha e gjitha nëse do më duhej të jepja intervista në tapetin e kuq, sepse është diçka shumë shkatërruese për nervat dhe e frikshme në të njëjtën kohë.” ka treguar Bella Hadid.

Megjithatë modelja ka filluar ta kalojë pak nga pak këtë problem që njihet edhe në psikologji si ankthi social i daljeve në publik.

se5y_w45.jpg

sy_w45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592