INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befason Xhensila Pere: “Jam gati për një film erotik”

Befason Xhensila Pere: “Jam gati për një film erotik”

Publikuar më: 12:27 18-01-2018

E bukur dhe plot sharm. Ajo ja doli këtë vit të rrëmbente kupën “Dance with me Albania” në Tv Klan së bashku me partnerin e saj në kërcim, Trimin.

Në një intervistë ekskluzive për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ish-banorja e “Big Brother 9”, Xhensila Pere ka folur për prapaskenat e fitores në këtë konkurs, për thashethemet e shumta si dhe kë mendon ajo se e meritonte fitoren.

Gjithashtu, ish-misi shqiptar na ka zbuluar edhe projektet e saj ambicioze ku nuk ka lënë pa përmendur edhe një dëshirë të saj për të qenë pjesë e kinematografisë, ku e veçanta qëndron se do të vinte me skena erotike. Cili është çmimi që do të pranonte për një set nudo? Zbulojeni në intervistën e mëposhtme.

-Jeni fituesja e “Dance with me”, keni marrë pjesë në “Big Brother”, jeni njëkohësisht edhe ish- “Miss Shqipëria”. Ku synon më tutje Xhensila?

-“Sky is the limit”. Botën e televizionit e dua, por, gjithashtu, dhe botën e biznesit. Kam akoma shumë projekte, deri kur të mbërrij aty ku dua unë.

-Fitorja në “Dance with me” u përfol shumë. Pse disa thanë që ishte e pamerituar dhe e parashikuar që më parë?

-Nuk e di kush janë këta të gjithë, sepse besoj ka qenë një nga fitoret më të merituara. Kjo e thënë nga njerëz që na kanë ndjekur dhe që kuptojnë nga kërcimi. U përfol vetëm nga fakti që nuk u dha drejtpërdrejt, por me regjistrim, për shkak të një ndodhie në parlament dhe u transmetua “Opinion” dhe “Dance with me” një javë më vonë.

-Nëse do të jepej mundësia të fitonte dikush tjetër kush do të ishte?

-Absolutisht unë dhe Trimi.

-Në “Big Brother” jeni përfolur për skenat erotike. Nëse do të ktheheshit pas me kë do të donit të kishit marrëdhënie në çift?

-Jam nga ata persona që nuk kthehem mbrapsht dhe nuk pendohem për ato që bëj kështu që do ndodhte përsëri e njëjta gjë.

-Çfarë të ka ngelur peng nga “Big Brother”?

-Asgjë. Ndoshta pse nuk fitova por ndonjëherë jo gjithçka varet nga ti.

-A keni pasur propozime nga televizioni? Ku do t’ju shohim së shpejti?

-I vetmi projekt konkret që mund të zbuloj është ” Miss Universe Albania” ku punoj për të 4-tin vit radhazi.

-A do të guxonit të bënit skena erotike në një film?

-Pse jo, është një fushë që nuk e kam prekur, kinematografia, por do të më pëlqente të isha pjesë e një filmi.

-Për çfarë çmimi do të zhvishej Xhensila në një set fotografik?

-Duhet ta mendoj mirë këtë pjesë, sepse ka foto nudo, por dhe nudo artistike. Kështu që duhet menduar pak.

-Personazhi që ju duk më interesant në “Dance with me” është..?

-Të gjithë personazhet kishin diçka interesante të tyren, por nuk harrohet humori dhe batutat e Rudinës dhe Drilonit.

-Personazhi që do doje të njihje më tepër nga “Big Brother” është..?

-Kam marrë aq sa kam dashur nga ata që kam bashkëjetuar aty.

-A ka një person të rëndësishëm në jetë Xhensila?

-Përveç familjes, akoma jo.

-Cili është propozimi më i çuditshëm nga një mashkull që ju është bërë?

-Meshkujt janë kthyer në qenie të çuditshme dhe mendojnë se gjithçka e ka një çmim, duke menduar që me lekë mund të arrijnë gjithçka. Dhe harrojnë të përdorin trurin përpara portofolit duke u kthyer në karta krediti dhe jo në një person që të mund ta duash!

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371