INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befason Robert Aliaj: Alketa Vejsiu është monstër, meshkujt janë më të bukur se femrat [FOTO]

Befason Robert Aliaj: Alketa Vejsiu është monstër, meshkujt janë më të bukur se femrat [FOTO]

Publikuar më: 23:52 27-01-2018

Robert Aliaj është një nga artistët më kontravers në median shqiptare. Po aq sa e ofendojnë dhe e kritikojnë aq shumë dhe e duan, e falë kësaj ai ka ditur të jetë i pranishëm vazhdimisht në ekran. Mbrëmjen e sotme, ai ishte i ftuar në “Xing me Ermalin” ku ka bërë disa deklarata “bombë”.

Prej 4 vitesh Robert ka qenë pjesë e "Dance ëith me" nën moderimin e Alketa Vejsiut me të cilën deri më sot kemi parë që ka një marrëdhënie shumë të mirë, por përballë Ermalit ”, artisti habiti me deklaratën për të.

“Alketa është një monstër”, tha Roberti dhe më pas nisi të qeshte. “Alketa është shumë profesioniste, është shumë e mirë, në marrëdhënie pune është e mrekullueshme”, shtoi Roberti.
“Për ty Alketa ka thënë që je një e keqe e domosdoshme”, i tha Ermali. “Alketa më do shumë dhe unë tani të them të drejtën bëj maksimumin që të bëj sikur e dua”, u përgjigj Roberti.

Ai kishte shkuar në emision me një çantë me vete dhe për t’i shuar kuriozitetin publikut moderatori Ermal Mamaqi i kërkoi artistit të tregonte çfarë kishte brenda në çantë. Një ndër gjërat që Roberti mbante me vete ishte një furçë për të krehur vetullat dhe nga këtu nisi të tregonte se i vlerëson shumë meshkujt që e mbajnë veten. “Që nga zanafilla e krijimit të qenies humane kur ne kuptuam që ti je femer, unë mashkull filluam të zbukuroheshim “, tha Robert Aliaj duke theksuar më pas se mashkulli është gjithmonë më i bukur.

“Gjithmonë mashkulli është më i bukur, edhe në natyrë. Ne ngaqë jemi hipokrit themi ‘Sa të bukura janë femrat’, që të gjithë gënjejnë. Edhe unë gënjej kur them që femrat janë të bukura, por më pëlqen ajo gënjeshtra”, u shpreh Aliaj.

berti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215