INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkim Fino denoncon Bashën për garën në FSHF: “Po bëhet presion ndaj Gjykatës së Tiranës për të regjistruar shoqata fantazmë të futbollit”

Bashkim Fino denoncon Bashën për garën në FSHF: “Po bëhet presion ndaj Gjykatës së Tiranës për të regjistruar shoqata fantazmë të futbollit”

Publikuar më: 14:25 19-01-2018

Kanditati për kreun e FSHF-së Bashkim Fino, ka akuzuar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha për presion ndaj Gjykatës së Tiranës për të regjistruar shoqata fantazmë të futbollit.

Fino ka shkprehur shqetësimin e tij nëpërmjet një statusi në facebook, ku u kërkon publikisht partive politike dhe gjykatave që të jenë të pavarura dhe të qëndrojnë larg përfshirjes me abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Postimi i Plotë i Bashkim Finos në facebook:

Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethir Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. I kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

esrgju_0q23.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316