INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunim?! Se dimë ç’po ndodh, por Luana dhe YLLI BOTËROR kanë nisur të ndiqen në INSTAGRAM

Bashkëpunim?! Se dimë ç’po ndodh, por Luana dhe YLLI BOTËROR kanë nisur të ndiqen në INSTAGRAM

Publikuar më: 21:31 09-11-2020

Gjatë kësaj kohe Luana ka qenë e fokusuar më shumë tek spektakli “Shiko Kush Luan” sesa tek projektet e saj muzikore.

Së fundmi, ajo ka postuar një video bardh e zi në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet në studio e cila tregon se këtë herë ka realizuar vetë vijën melodike të këngës, edhe pse nuk ka zbuluar më shumë detaje për fansat.

“Këngë nga shpirti. Çfarë zhanri mendoni? Vijat melodike për herë të parë vet nga shpirti”- ka shkruar Luana.

E teksa Luana na la ende në kuriozitet një detaji po na bën të mendojmë se ajo do vijë në një bashkëpunim. Dhe nuk po flasim për një emër dosido, por për Guaynaa.

Kjo jo më kot. “iconstyle.al” ka vënë re se reperi nga Puerto-Rica ka filluar të ndjekë Luanën në Instagram, e po ashtu edhe ajo.

Guaynaa është i njohur për mega hitin “ReBoTa”, e cila u bë kënga e tij e parë që arriti në “Billboard Hot Latin Song” në prill, 2019.

Kjo këngë numëron jo pak, por 417 milionë klikime.

20201109_212326.jpg

 

20201109_212338.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598