INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rina tha që do bashkëpunonte me Taynën, por ky postim i përbashkët i tyre po “çmend” fansat! [FOTO]

Rina tha që do bashkëpunonte me Taynën, por ky postim i përbashkët i tyre po “çmend” fansat! [FOTO]

Publikuar më: 11:29 10-11-2020

Një ndër reperet dhe këngëtaret më të pëlqyera, Rina Balaj ishte e ftuar së fundmi në spektaklin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën. Edhe këtë herë Rina u vendos në sfidën e shumëpëlqyer atë të “Paintball”, kjo pasi herën e kaluar Rina ka patur sfidën më të klikuar në llogarinë zyrtare të Top Channel në YouTube.

Mirëpo këtë herë sfida u zhvillua me pyetje mbi personazhet që e kanë “goditur” në këtë sfidë edhe emra që ajo ka goditur më parë.

Njëjtë si sfida që kishte përmbajtje tjetër, ashtu na surprizoi edhe vete Rina. Këtë “Paintball” ajo ishte më paqësore dhe e butë ndryshe nga hera e kaluar ku ishte vajza e “diss”-eve dhe e egër.

“Për Tayna-n je shprehur në Paintball se është FAKE; po tani që janë qetësuar gjakrat; do e bëje një bashkëpunim me të?” ishte kjo pyetja që mori një përgjigje mjaft të papritur nga Rina.

“Kisha bashkëpunuar me gjith pa problem” u shpreh Balaj dhe nga fansat u interpretuar sikur mes vajzave mund të ketë një bashkëpunim në të ardhmen.

Pas kësaj deklarate të Rinës, ato na kanë surprizuar të gjithëve sot, pasi të dyja kanë postuar në Instastory një status të njëjtë. Fillimisht atë e kemi parë në profilin e Rinës, e pastaj në të Taynës.

Fotoja është marrë nga e njëjta faqe, teksa vajzat vijojnë mos ta ndjekin njëra-tjetrën.

“A e di pse të huajit të mbështesin më shumë se njerëzit që njeh? Sepse njerëzve që njeh ju duhet shumë kohë për të pranuar faktin se ju vini nga i njëjti vend, teksa ata janë ende tek ai vend.”

Ja pra që Rina dhe Tayna ndodh që të mendojnë njësoj!

 

20201109_235623.jpg

20201109_235638.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0021049976348877