INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkëpunim dhe ribashkim me Cozman? Reagon për herë të parë Tuna, ja ç’thotë

Bashkëpunim dhe ribashkim me Cozman? Reagon për herë të parë Tuna, ja ç’thotë

Publikuar më: 17:33 29-11-2022

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunoni sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku.

“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- thuhet më tej nga emisioni.

Në lidhje me këtë së fundmi ka reaguar Tuna.

Krahas një fotoje të publikuar në Instagramin e saj, këngëtarja shkruan: A kanë ujë ato burime(të shoqëruar me disa emoji duke qeshur).

Duke iu referuar qartë “burimeve” të “Prive-së” të cilat bënë me dije këtë lajm. Ndonëse nuk e mohoi këtë bashkëpunim që përflitet.

“Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë…, jeta vazhdon”, kështu shprehej Tuna disa vite më parë gjatë një intervistë të zhvilluar pas ndarjes së bujshme me Cozman.

Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë.

Këngë si “Fenix” apo “Holla”, u patën mjaft sukses, por që pasi Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes romantike, ata nuk sollën asnjë projekt tjetër muzikor së bashku.

18BEB1E4-1E92-405D-BD9D-3A994EA80EDA-300x508.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832