INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje të re pas ndarjes nga Andi? E zbulon vetë Melisa

Në një lidhje të re pas ndarjes nga Andi? E zbulon vetë Melisa

Publikuar më: 16:28 29-11-2022

Melisa Lleshi mori një buqetë me lule pasi përfundoi kërcimin në “Dance Albania” dhe u shfaq e emocionuar. Por kush ia dhuroi buqetën? Vetë ajo, zbuloi se është në një njohje të re.

“Në fakt, jam në një njohje të re Alketa, por është pak si herët për të marrë lule”, -tha ajo.

Mirëpo, u zbulua se dërguesi ishte pikërisht Erindi, balerini i Melisës.

“Më mirë një tufë me lule sesa një kupë”, thuhej në tekstin që ishte shkruar në pusullë

Edhe pse prej muajsh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, dy ish-konkurrentët e Për’puthen Andi Shehi dhe Melisa Lleshi, vijojnë të komentohen në rrjet. Së fundmi Andi ishte i ftuar në një intervistë për “Shqipëria Live”, dhe pyetjet rreth Melisës sigurisht që nuk munguan. Por me sa duket Andi e ka hedhur krejtësisht pas krahëve historinë me këngëtaren, dhe ka nisur një romancë të re.

Gjatë intervistës ai tregoi se tashmë e ka hequr mendjen nga ish-konkurrentja e Për’puthen dhe se është shumë i lumtur në jetën që po bën.

“Ndoshta nuk harrohet, por plumbi del me plumb”, u shpreh ai.

Më pas ai u pyet për një lidhje të mundshme me një vajzë tjetër, por Andi vendosi të mos ndajë shumë detaje dhe u treguar i rezervuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492