INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa mori pasaportën shqiptare, Einxhel Shkira reagon e revoltuar

Dua Lipa mori pasaportën shqiptare, Einxhel Shkira reagon e revoltuar

Publikuar më: 17:35 29-11-2022

Të gjithë e përjetuan me emocion momentin kur Dua Lipa mori pasaportën shqiptare. Einxhel duket se e shikon me një sy tjetër gjithë këto lëvizje. Moderatorja është shprehur se ka raste më emrgjente që duhet të marrin nënshtetësinë shqiptare dhe instancat përkatëse duhet ti marrin në shqyrtim.

Duke iu referuar rastit të Fifit, Dagzit, PM dhe shumë të tjerve Einxhel shkruan:

‘Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nëse i jepej pashaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pashaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, gratë dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!

Mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësisë të krijojnë lehtësim për këtë kategori aplikuesish.

Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pashaportë si unë dhe pse do e ketë sa për simbolikë se me pasaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lindë në Shqipëri që të mund të lëvizë me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz dot kurrë me mua së bashku me Dagz.

Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarësisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë’.

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291