INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Vendi në krizë të trefishtë, do hidhen 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive

Basha: Vendi në krizë të trefishtë, do hidhen 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive

Publikuar më: 13:26 01-02-2019

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, Shqipëria është e mbërthyer nga kriza. Në prani të krerëve të shoqatave në vend dhe përfaqësuesve të huaj, Basha renditi tre elementë që rrënojnë ekonominë shqiptare. “Sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia”, tha ai.

Më specifikisht Basha u ndal tek oligarkët, që ai i konsideroi po aq të rrezikshëm sa edhe kriminelët në vend. “Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimin, do të ketë të njëjtën luftë, me të njëjtat instrumente, do të konfiskohet edhe pasuria e oligarkisë, ajo vjedh njësoj si krimi”, theksoi kreu i opozitës.

Ndërkohë, ai paralajmëroi hedhjen në treg të një shume të madhe parash nga kontratat korruptive ose të koncensioneve. Këto kontrata theksoi Basha do të zhbëhen me ardhjen e PD-së në pushtet. “Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete. Çdo kontrate koncesionare, PPP e lidhur me këta oligarkë gjithësecila prej tyre nga e para tek e fundit do të shfuqizohen”, tha ai.

E ndërsa Partia Demokratike përgatitet për protestë dhe zgjedhjet për pushetin vendor po afrohen, partia më e madhe në opozitë nuk lë pas as prezantimin e programit të saj. “Reforma fiskale, sistem tatimor të thjeshtë, sa më shumë para në xhepat e njerëzve, shkrutimin e duarve të gjatë të inspektorëve dhe kontrollorëve”, shtoi Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376