INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërcënonin të miturat se do ju publikonin fotografitë nudo, ja çfarë ju bëjnë dy shqiptarëve

Kërcënonin të miturat se do ju publikonin fotografitë nudo, ja çfarë ju bëjnë dy shqiptarëve

Publikuar më: 13:32 01-02-2019

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi kërcënonin të miturit me fotografitë e tyre nudo.

Në 23 Janar 2019, në Pire u arrestua Edi Jaupllari, për përdhunim e të miturës, një greke 16 vjeçe, si dhe kërcënim në vazhdimësi.

Jaupllari kishte njohur të miturën në internet në Badoo, kishin lënë takim ku e përdhunoi, ndërsa më tej e kërcënonte se do publikonte foto dhe video nga takimi në internet.

E mitura lajmëroi policinë, e cila arrestoi 23-vjeçarin, ndërsa sot publikuan të dhënat për të mbledhur informacion nga aktiviteti i mëparshëm.

Jaupllari.jpg

Paralelisht, një tjetër shqiptar, 22-vjeçar, është arrestuar 2 ditë më parë në Mesinia, nga policia e Kalamatas. Në të njëjtën lojë interneti, Badoo u njohën me një 14-vjeçare, të cilës i kërkoi foto nudo. Më pas, fotot i shpërndau përmes një 16-vjeçari grek, i cili nuk u arrestua pasi kishte fshirë gjithë materialin, gjatë kontrollit policor.

14-vjeçarja i la takim për të plotësuar kërkesat e 22-vjeçarit, ku shkoi bashkë me policinë. Të dhënat e 22-vjeçarit nuk janë publikuar akoma nga policia greke.

Article Logic
Execution time: 0.0018310546875