INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Buxheti 2019, Basha: Vjedh qytetarët, pasuron oligarkët

Buxheti 2019, Basha: Vjedh qytetarët, pasuron oligarkët

Publikuar më: 15:14 22-11-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vetëm sot kur buxheti diskutohet në Parlament, vendosi të mbajë një tryezë për t’i bërë oponencën ligjit që prek të gjithë qytetarët. Nga një tryezë ku ishin të pranishëm aleatë dhe ekspertë ekonomie, Basha e quajti buxhetin 2019 një vjedh qytetarët. “Erdhëm të bëjmë transparencën e vërtetë, se çfarë është ky buxhet, një buxhet që vjedh njerëzit dhe pasuron një grup oligarkësh. Është një model klientelistë dhe i korruptuar, është model kriminal”, u shpreh Basha.

Më i ashpër ishte ish-kryeministri Sali Berisha që tha se ekonomia është piramidë e ndërtuar nga organizatat kriminale. Ai parashikoi kolapsim të ekonomisë për shkak të PPP-ve. 

“Shqipëria sot në rafshin ekonomik, si asnjë vend tjetër i planetit është piramidë. Kjo qeveri që ndërton këtë megapiramidë është e lidhur me qindra banda. Të gjitha PPP e llojit të Edi Ramës janë borxh, po shkojmë tek 85, do shkojë mbi 100 borxhi. Është absolutisht e dështuar të kolapsojë e të na zërë të gjithë brenda”, tha Berisha. 

Partia Demokratike ndryshe nga vitet e kaluara, për buxhetin 2019 nuk ka dorëzuar në Parlament amendamente.

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322