INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje fermerëve. Bashkohuni të hedhim Ramën në “kanal”

Basha thirrje fermerëve. Bashkohuni të hedhim Ramën në “kanal”

Publikuar më: 12:06 06-02-2018

Fermerët i janë ankuar kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për situatën e rëndë në të cilën ata ndodhen. Gjatë një takimi me fermerët në Divjakë, fermerët thonë se janë mashtruar nga Kryeministri për politikat e tyre mbështetëse. Ndërkohë Kryetari i PD, Lulzim Basha, inkurajoi fermerët të protestojnë para kryeministrisë kundër braktisjes nga qeveri
Ndërkohë fermerët kanë shprehur revoltën e tyre kundër qeverisë, duke ngritur se prodhimet e tyre po mbeten pa shitur.
“Nuk marrim asnjë subvencion as në nafte, as në fara, as në plehra kimike”- thanë fermerët.
Ata i thanë kryetarit Basha se do t’i hedhin në lumë prodhimet e tyre, por kreu i opozitës i nxiti që, në vend të çojnë dëm djersën e tyre, të vijnë në Tiranë, e të bllokojnë kryeministrinë.
Lulzim Basha:
“Duhet të hedhim Ramën në kanal, jo djersën tuaj”.
Basha tha se me programin e PD për mbështetjen me 150 milionë dollarë në vit, fermerët do t’ia dalin të konkurrojnë me importin, të shesin prodhimet në treg dhe të rimëkëmben ekonomikisht.

Article Logic
Execution time: 0.0044269561767578