INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, tërhiquni! Opozita përplaset me gardën Ruçi ndërpret seancën[FOTO]

Basha, tërhiquni! Opozita përplaset me gardën Ruçi ndërpret seancën[FOTO]

Publikuar më: 11:21 18-12-2017

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka hyrë në sallë e kuvendit dhe ka marrë i pari fjalën duke i bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga zgjedhja e kryeprokurorit të ri të përkohshëm prej mazhorancës së drejtuar nga Edi Rama. Basha u shpreh se kjo është dita, momenti i fundit që mazhoranca të tërhiqet nga votimi antikushtetues dhe ti bindet popullit.
Fjala e Lulzim Bashës:
“Sot është një ndër ditët më dramatike për këtë parlament, më të rënda për demokracinë 27 vjeçare, më të vështira për shqiptarët. Sot në dhunim flagrant të kushtetutës shumica parlamentare po kërkon të marrë një pushtet që nuk i takon, por edhe më keq, që e ka të ndaluar ta prekë, afrohet. Kjo është një seancë antikushtetuese. Sot në mënyrë tinëzare, po bëheni gati për një grusht shtetit. Mos bllokoni, pengimin e hetimit të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit për ministrat e tjerë. Por ju jeni të vendosur për të mbrojtur korrupsionin tuaj. Ky është momenti i fundit, tërhiquni. Binduni popullit ose do të përballeni me pasoja.”
Po më pas në sallë deputetët e opozitës nisën të ngrenë tonet e u ngritën drejt foltores, pasi Berisha kërkoi fjalën, po garda nuk e lejoi dhe në mbrojtje i doli deputeti Noka. Por Ruçi u detyrua të ndërpriste seancën.

noka.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318