INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Ska marrëveshje politike, as pas 10 darkave Rama-Meta [VIDEO]

Publikuar më: 12:13 22-02-2017

Opozita është e vendosur që ti shkojë deri në fund pa asnjë kompromis apo pazar protestës për zgjedhje të lira e të ndershme. Në ditën e 5 të protestës, Lulzim Basha në mesazhin që përcolli nga çadra e ngritur prej 18 shkurtit 2017 para Kryeministrisë, thotë se Rama e Meta duhet ta kuptojnë se opozita do ti shkojë deri në fgund kauzës së saj. Duke ju referuar darkës më Kryeministrit Rama dhe Kryeparlamentarit Meta, lideri i opozitës thotë Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do i ngelet në fyt.
Lulzim Basha:
“Do i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje, komprosim as pazar. Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një por 10 darka të hanë bashkë buka e popullit do i ngelet në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD-së por lëvizje mbarëpopullore kombëtare. U them ndonjë analisti që kërcen hu më hu ta ndajnë mëndjen. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë më si më pare”.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607