INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E rrallë! Banorët e Zharrëz nga Fieri për në Tiranë nisen me këmbë për të protestuar [VIDEO]

Publikuar më: 11:44 22-02-2017

Banorët e fshatit Zharrëz që ndodhen prej ditësh në grevë urie kundër kompanisë Bankes Petrolium, janë nisur në këmbë nga Fieri për në Tiranë. 40 grevistët shoqërohen nga të afërm të tyre dhe aktivistë të shoqërisë civile që mbështesin protestën e tyre, pasi gjendja shëndetësore është rënduar për shkak se janë prej 3 javësh në grevë. Ata u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t'u bashkohen rrugës në protestën e tyre që duan të zhvillojnë para kryeministrisë. Banorët e fshatit Zharrëz akuzojnë kompaninë se u ka dëmtuar shtëpitë me shpërthimet nëntokësore që përdorin për nxjerrjen e naftës. Ata i kanë kërkuar qeverisë të marrë masa dhe protestën e grevën nga sot do e zhvendosin para zyrës së kryeministrit Rama, pasi e akuzojnë qeverinë se nuk po mbron interesat e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034689903259277