INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha akuza Ramës: “Ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj, duhet të kënaqen me cironka”

Basha akuza Ramës: “Ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj, duhet të kënaqen me cironka”

Publikuar më: 13:49 18-01-2018

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot nga shkallët e selisë blu pas propozimit të fundit të PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit duke i kërkuar Prokurorisë të sjellë prova për arrestimin e deputetëve.

"Ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj, duhet të kënaqen me cironka, ligji propozon që gjykata të jetë kuvendi, prokuroria t’i paraqesë provat në Kuvend e kryegjyqtari të jetë Edi Rama.

Me këtë akt, Edi Rama po kthen në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahirin. Rama shndërroi Kuvendin në gjykatë dhe s’e lejoi Tahirin të përgjigjej në gjykatë, me këtë model po zhbën shtyllën kryesore të reformës në drejtësi që gjyqtarët e prokurorët të vënë para drejtësisë politikanët e korruptuar, po merr masat që asnjë ministër i korruptuar, asnjë deputet i zhytur në krim, mos dalë para drejtësisë por të mbrohet”, tha Basha nga selia blu ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës më 27 janar.

“PD do e kundërshtojë fuqishëm këtë akt që ka si synim zbërejn e reformës në drjetësi dhe asnjë peshk i madh mos dalë para gjykatës. Nga 18 dhjetori Edi Rama e mazhoranca është në panik të thellë, po bëjnë gjithçka për t’u mbrojtur nga reforma në drjetësi.

Vota kundër ka në dorë opozita, pjesën tjetër e ka populli që i ftoj të bashkohet më datë 18 janar “, përfundoi kryedemokrati Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883