INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka e Shqipërisë do të emëtojë për herë të parë kartëmonedhën 10 mijë lekëshe, me këto simbole dhe portretin e...

Banka e Shqipërisë do të emëtojë për herë të parë kartëmonedhën 10 mijë lekëshe, me këto simbole dhe portretin e...

Publikuar më: 19:19 06-12-2017

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Mbikqyrës të BSH është marrë vendimi për emëtimin e një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe. Kartëmonedha do ketë portretin e poetit shqiptar Asdreni, simbole të flamurit kuq e zi si dhe një varg të zgjedhur nga Himni. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Vendimi
Miratimin e tematikës së kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë
Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047