INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla: Të rishikohet rregullorja e Kuvendit, të ndëshkohen deputetët

Balla: Të rishikohet rregullorja e Kuvendit, të ndëshkohen deputetët

Publikuar më: 16:02 19-12-2017

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat u shpreh se vendimi i së hënës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm është plotësisht vendim kushtetues, ndërkohë që kërkoi rishikimin e rregullores së Kuvendit, për të ndëshkuar, sipas tij, deputetët që nuk ushtrojnë detyrën.

Ai shtoi se presin ndjesë nga PD dhe LSI duke e konsideruar ngjarjen e djeshme të paprecedentë, pasi u ushtrua dhunë ndaj Ulsi Manjës si dhe në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Balla theksoi se situata po vlerësohet me ekspertë dhe se PS po përgatit një raport për hapat e mëtejshëm duke paralajmëruar se ndaj deputetëve do të merren të tjera masa

Sa i takon deklaratave nga opozita, që thotë se votimi është i parregullt, Balla thotë: “Procesi është ligjor, pasi në aspektin kushtetues, prezenca garantohet përmes prezencës fizike”.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262