INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasen në distancë, ja çfarë i kujton Balla Lulzim Bashës

Përplasen në distancë, ja çfarë i kujton Balla Lulzim Bashës

Publikuar më: 13:49 08-05-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon bashkim të shqiptarëve më 11 maj kur do të protestohet kundër qeverisë së Edi Ramës. Në një takim me demokratë në Vaun e Dejës ai u kërkoi atyre të jenë të bashkuar e të vendosur, ndërsa ritheksoi sërish se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. “Ju kërkojë të mos kursejmë asnjë këto ditë, këto javë. Të gjithë në këmbë të projektojmë bashkimin më të madh, vendosmërinë më të madhe dhe forcën më të vendosur për t’i dhënë një goditje përfundimtare tiranisë së krimit. Dhe një gjë ta keni fare të qartë; zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të patur. Zgjedhje të dituara nga krimi nuk do të ketë në asnjë cep të Shqipërisë”, tha Basha.

Këtyre thirrjeve të Lulzim Bashës, Taulant Balla iu përgjigj nga foltorja e Parlamentit. Kryetari i grupit të socialistëve i kujtoi Bashës burgun. “Kush guxon të godasë policinë do marrë ndëshkimin që meriton dhe plotësimet e mangësive në Kodin Penal janë pikërisht në bindjen se dhuna nuk mund të tolerohet. Ndëshkimi me burg është për t’i vënë gishtin kokës që çdo politikan i papërgjegjshëm që teksa shqiptarët që kthehen nga puna të presin sa Luli, Mona, Saliu, Mziu të plotësojnë kuotën e protestës javore në planifikimin që politikanë të korruptuar në përpjekje për të penguar të ardhmen evropiane të vendit bëjnë”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të PS.

Maxhoranca në ndryshimet që parashikon t’i bëjë Kodit Penal ndëshkon me burg penguesit e qarkullimit rrugorë. Po ashtu, ndëshkime me burg për çdo individë që godet policinë.

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217