INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis ‘lufta’ me SHBA-në, ushtarët turq drejt Rusisë…

Nis ‘lufta’ me SHBA-në, ushtarët turq drejt Rusisë…

Publikuar më: 13:39 08-05-2019

Personeli ushtarak turk, i ngarkuar me operimin e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 do të arrijë në Rusi në fund të majit. Lajmi është bërë i ditur për mediat turke.

“Në fund të majit, rreth 100 ushtarakë turq do të fillojnë trajnimin në një qendër ushtarake ruse për të operuar sistemet e mbrojtjes raketore S-400”, citon burimi anonim i “TASS”.

Sistemet S-400 do të dorëzohen deri në fund të vitit në Turqi nga eksportuesi i pajisjeve ushtarake të Rusisë.

Personeli ushtarak turk, së bashku me personelin nga Kina do të trajnohen në një qendër ushtarake.

Nga ana tjetër, SHBA ka paralajmëruar presidentin Rexhep Taip Erdogan që të mos blejë raketa nga Rusia, pasi në të kundërt do të ketë sanksione të ashpra ndaj Turqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656