INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot në orën 18:00 bllokohen rrugët në të gjithë vendin

Sot në orën 18:00 bllokohen rrugët në të gjithë vendin

Publikuar më: 10:42 02-05-2019

Sot nisur nga ora 18:00 rrugët kryesore në të 12 qarqet e vendit do të bllokohen nga opozita, në vijim të aksionit të saj për largimin e kryeministrit Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.  Opozita jashtë Parlamentit këtë të enjte do të prezantojë dhe platformën për qeverinë tranzitore dhe detyrat e saj.

Aleatët e Lulzim Bashës, edhe pse mbështesin përshkallëzimin e qëndrimit, kërkojnë zgjidhje dhe zhbllokim të situatës përmes dialogut. Por kryetari i PD ditën e djeshme ritheksoi se largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm. Dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta pas takimit me aleatët e Bashës tha se do të ndërmarrë veprime për zgjidhjen e krizës por palët duken ende larg një tryeze të mundshme që do të ndryshonte situatën aktuale.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0067620277404785