INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha nuk e përjashton uljen në tryezë me Ramën si kryetar i PS

Basha nuk e përjashton uljen në tryezë me Ramën si kryetar i PS

Publikuar më: 13:00 29-04-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha nuk e përjashtoi mundësinë që ai të ulet në një tryezë me Edi Ramën si kryetar i PS-së.  Pyetjes, aleatët kanë propozuar një tryezë që të uleni ju me zotin Rama si kryetar i PS. A jeni i gatshëm ju që të uleni në tryezë, Basha iu përgjigj kështu: Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndimeve të PD dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqes atë në ditët në vijim në mënyrë publike. E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë edhe pika të programit tonë”.

Ndërkohë, më parë në një konferencë ishte kryetari i PR, Fatmir Mediu i cili tha se, “edhe zoti Rama mund të ulet në tryezë institucionale si kryetar i PS”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030691623687744