INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Crazy Director: ''Betejat e rap-it'', sfida me të rinjtë që e duan këtë muzikë [VIDEO]

KafeIN/Crazy Director: ''Betejat e rap-it'', sfida me të rinjtë që e duan këtë muzikë [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 29-04-2019

Ai është një nga reperat më të rinj të tregut muzikor vendas.
Djaloshi fierak Crazy Director gjatë një interviste në "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri tha se në këngët e tij ai përfaqëson të rinjtë që nuk kanë asgjë për të bërë por u duket se mbajnë mbi supe gjithë peshën e botës.
Crazy Director tha gjatë intervistës se ka marrë një nismë për të organizuar një spektakël të quajtur "Betejat e rap-it", mes të rinjve që e duan këtë zhanër të muzikës.
"Eventi do të jetë underground për të gjithë artistët që duan të këndojnë rap.
"Cdo kush që do të këndojë, mund të kapë mikrofonin dhre të këndojë, pasi të selektohet nga publiku, në fazën e dytë do të konkurrojnë me reperat e vërtetë", u shpreh Crazy Director.
Reperi i ri tha se nga tregu vendas pëlqen muzikën e G-Banit për mesazhet e forta që përcjell përmes këngëve të tij.
Ndërsa nga bota, reperi i preferuar për të është Eminem.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0040018558502197