INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A po tërhiqet Basha nga tryeza e dialogut? Opozita vendos përshkallëzimin e aksionit në të gjithë vendin

A po tërhiqet Basha nga tryeza e dialogut? Opozita vendos përshkallëzimin e aksionit në të gjithë vendin

Publikuar më: 12:45 01-05-2019

Ndërsa janë duke u bërë tentativa për uljen e palëve në një tryezë dialogu, kjo duket ende e largët për të ndodhur. Opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha për mbi 60 minuta ishte në zyrën e Monika Kryemadhit në LSI, pas të cilit bëri me dije se nesër opozita do të ketë të ketë dy aksione.

“Nesër nga ora 18:00 do nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e akseve më të rëndësishme rrugore, si një shenjë e mosbindjes civile. Paradite në orën 11:00, do shpalosim, së bashku me koalicionin opozitar detyrat e qeverisë transitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do flasim edhe për platformën tonë që do iu prezantojmë shqiptarëve”, bëri me dije kryedemokrati Basha. 

Aleatët e Lulzim Bashës dy ditë më parë thanë se në tryezën e dialogut, që ata tentojnë të orgnizohet, nga maxhoranca mund të ulet Edi Rama si kryetar i PS, por kryedemokrati duket se e ka vendosur ndryshe. “Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe koalicionit tonë politikë, koalicionit më të madh, maxhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit, largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për të hapur rrugën e dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore", deklaroi Basha. 

Në lojë për zgjidhjen e krizës aleatët e PD e kanë përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta. Ende pritet të shihen hapat e tij por sinjalet nuk duken aptimiste për ndryshimin e situatës politike në vend.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034029483795166