INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndryshon Google! Ja çfarë do të ndodhë me të dhënat e përdoruesve

Ndryshon Google! Ja çfarë do të ndodhë me të dhënat e përdoruesve

Publikuar më: 10:47 02-05-2019

Së fundmi privatësia në rrjete sociale është tema më e diskutuar në mbarë botën. Shumica e platformave gjigante online po marrin masa se si ti japin më shumë siguri përdoruesve.

Këtë gjë do të fillojë të bëjë dhe Google.

Kompania Google ka njoftuar se do tu japi përdoruesve kontroll mbi të dhënat e tyre.

Gjiganti i internetit po punon mbi një përditësim të ri që do të lejojë përdoruesit të fshijnë automatikisht të dhënat e location (vendndodhjes), të internetit dhe aktivitetit të përdoruesve në këtë aplikacion.

Tani, përdoruesit mund të zgjedhin një afat se për sa kohë Google mund të mbajë të dhënat e tyre.

Përdoruesit do të kenë opsionin ''Zgjidh për të fshirë automatikisht''. Nga ky opsion ata mund të zgjedhin që Google t'i ruajë të dhënat e tyre nga tre deri në 18 muaj.

Pavarësisht se ju nuk e keni vënë re apo mendoni se e keni çaktivizuar vendndodhjen tuaj nga telefoni, Google ka akses mbi të duke nisur që nga aplikacini i motit që keni në çdo telefon. Kompania njofton se Google do të vazhdojë sërish të japi rekomandime lidhur me vendet ku ju mund të argëtoheni, të cilat janë afër vendndodhjes tuaj, por kjo do të jetë momentale, pasi nuk do të regjistrohet më aktiviteti juaj ditor.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395